Ixhet Memeti kërkon uljen e çmimit të biletave për refugjatët

Avokati i Popullit, Ixhet Memet i ka rekomanduar Qeverisë dhe Hekurudhave të Maqedonisë që t’i ulin çmimet e biletave për refugjatët. Nga ky institucion shprehen se çmimi i lartë i biletave për transportimin e refugjatëve në relacionin Gjevgjeli-Tabanoc shkel të drejtat dhe lirive të njeriut, të përcaktuara me dokumentet ndërkombëtare dhe rregullativën vendore, njofton Alsat-M. Për masat e ndërmarra me rastin e këtij Rekomandimi nevojitet të informohet Avokati i popullit më së voni në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të kësaj shkrese, thuhet në kumtesën e Avokatit të popullit. Reagimi vjen pas vendimit të para një muaji të Hekurudhave të Maqedonisë e cila me vendim të Qeverisë, rriti çmimet e biletave për refugjatët në 25 euro, apo shumë më tepër nga ajo që e paguajnë udhëtarët tjerë.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button