Sfida e të qenit prind i vetëm në Maqedoni

Kur përballen me disa politika të qeverisë, shumë qyetetarë e pyesin vetën se a mos ndoshta janë në një aeroplan pa pilot. Gjatë viteve të kaluara, kemi parë shumë shembuj ku sjelljet e arsyeshme u heshtën ose u shtyen në prapavi të fushatave populiste.

Në disa raste, maqedonët i kanë parë paratë publike duke u shpenzuar në fushata qeveritare me synim të trajtimit të çështjeve të ndryshme sociale. Shumë prej këtyre fushatave kanë nxitur diskutime në publik, veçanërisht videot e porositura nga qeveria për propagandë ku u thuhej qytetarëve që të bëjnë më shumë fëmijë. Këtu përfshihen videot e transmetuara nga televizioni kombëtar, pronar i të cilit është shteti,ku nxiteshin të rinjët që të nisin familjepërkundër kushteve të dobëta ekonomike, dhe videot që“mësonin” publikunpër vlerat e vërteta të familjes, shkruan Kosovo 2.0.

Ndoshta një vend me lindshmëri vazhdimisht në ulje (siç tregon një video e propagandës, numri i lindjeve ta prej 49,560 në 1950 në 22,770 në 2011) ka shumë të drejtë që të mundohet t’i bind qytetarët e tij që të bëjnë më shumë fëmijë. Në të njejtën kohë, duhet të pyesim se a po kujdeset si duhet shteti i mirëqenies, për fëmijët që veç se janë duke jetuar. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët që rriten në familje të kategorizuara si socialisht të preshme, si familjet me nga një prind.

Njëstudim i BEtregon se të qenit prind është pengesë për pjesëmarrje në fuqi puntore, dhe sidomos për punësim me orar të plotë, e kjo keqësohet veçanërisht në vende ku papunësia është e lartë dhe ku dispozitat sociale për prindër janë më të ulëta. Kjo është e vërtetë edhe për Maqedoninë, kushkalla e rrëzikshmërisë së varfërisë për një prind të vetëm me fëmijë të varurishte 29.9 në 2013, dhe u kalua vetëm prej familjeve me nga dy të rritur që kanë tre ose më shumë fëmijë të varur.

Nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e familjeve me nga një prind në Maqedoni, por mund të supozohet se numri i tyre po rritet në vijëm e nivelin e divorceve, që është gjithashtu në rritje dhe është faktor shumë i madh i krijimit të familjeve me një prind. Të dhënat e prezantuara nga Zyra Statistikore e Shtetit tregojnë se prej 2003 deri në 2013, niveli i divorceve u rrit 45.6%, ndërsa niveli i martesave ra 2.9%.

Me propagandën qeveritare pro-foshnje dhe rritjen e nivelit të divorceve, i çuditshëm është fakti se Ligji Maqedon për Familje (sipas teksteve ligjore që i përmbajnë amendamentet e fundit të qershorit të 2015-ës që u postua nëwww.pravo.org.mk, uebfaqe që udhëheqet nga shoqata civile MOST) nuk ofron definicion të qartë dhe konciz të një familje me një prindër, por i bie si rreth e rrotull kur i përshkruan përgjegjësitë që prindërit e ndarë i kanë për fëmijët e varur.

Dhe nuk është se askush nuk i vërejti të metat e Ligjit. Njëstudim i vitit 2008 për kontributin e shoqërisë civile në krijimin e politikave të përfshirjes socialee thekson këtë të metë, dhe i nxit ligjvënësit që ta përmirësojnë dhe të ofrojnë qasje në ndihmë dhe mbështetje më të madhe sociale për familjet me një prind.

Ligji për Mbrojtje Sociale gjithashtu dështon në dhënie të një definicioni të qartë për familje me një prind, por i përfshinë këto njësi familjare në listën e grupeve të prekshme sociale, dhe shënon se një Qendër për Çështje Sociale ka për detyrë t’u jep mbështetje prindërve të vetëm. Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve gjithashtu dështon të jep dispozita të qarta për ndihmën e familjeve me një prind.

Çfarë Thonë Nënat e Vetme?

Duke u përpjekur të mësojë çfarë politika të mbështetjes praktikohen për t’u ndihmuar prindërve të vetëm, Kosovo 2.0 foli me një grup të nënave të vetme të Maqedonisë (synimi ishte të mësojmë pikëpamjet e grave të vetme dhe burrave të vetëm, por fatkeqësisht asnjë baba nuk iu bashkua diskutimit publik). Ky ishte diskutim në grup me anëtarët e nismës “One Can!” (përkthim i përshtatur: Mundemi!), shoqëri e qytetarëve e udhëhequr nga Doroti Packova, e themeluar në mes të gushtit të këtij viti nga CIVIL.

“One can!” është grup i nënave të vetme që ndihmojnë njëra tjetrën duke shkëmbyer tesha për fëmijë, duke dhënë këshilla ligjore dhe duke dhënë çfarëdo mbështetje tjetër të nevojshme. Packova shpjegoi për Kosovo 2.0 se mbi 90% të familjeve me një prind në Maqedoni ishin në fakt familje me një nënë dhe me një ose më shumë fëmijë.

Diskutimi shkoi sipas tri pyetjeve kryesore: Çfarë lloj ndihme marrin prindërit e vetëm në Maqedoni? Çfarë duhet të ndryshohet? A janë qendrat e çështjeve civile organe efikase?

Nënat e vetme në mënyrë unanime deklaruan se si prindër të vetëm në Maqedoni marrin pak e hiç ndihmë. Për shembull, një nënë e papunësuar e një fëmiu të moshës 0-3 merr maksimum 5100 denarë (rreth 83 euro) ndihmë financiare për muaj, vetëm nëse babai refuzon të njeh fëmiun. Kjo shumë ulet nëse nëna gjenë punë. Për shkak të procedurave të ngadalshme gjyqësore, vendimet për mbështetje të ish-bashkëshortit/es nuk merren shpejt, dhe fëmiu që e rrit prindin vet kështu ka shumë vështirësi financiare.

Kur fëmiu t’i mbush 3 vjet, ndihma financiare ulet drastikisht – për një fëmijë të parashkollores ose të shkollës fillore, është 712 denarë (11.5 euro); për fëmijë të shkollës së mesme, është 1,136 denarë (18.44 euro).

Luljeta Ademi, nënë e vetme, theksoi problemin me dështimin e rregullave në dhënie të një definicioni konciz për atë se çfarë është një prindër i vetëm. “Si term, ‘prindi i vetëm’ është gati joekzistues në dokumente të institucioneve kyçe të politikëbëries në sferën sociale dhe shoqërore”, tha ajo, duke shtuar “Nënat e vetmë mund të llogarisin vetëm në vete dhe mbesin në margjinat e secilës fushë në shoqëri”.

Packova, që udhëheq nismën “One Can!” dhe koordinon aktivitetet e grupit, u pajtua me pikëpamjet e shprehura në diskutim. “Nënat e vetme në Maqedoni nuk marrin mbrojtje ose përfitime, dhe kjo vlenë për të gjitha aspektet: atë shëndetësor, social, ekonomik, dhe ligjor”, tha ajo.

Edhe kujdesi i subvencionuar fëmijëror është problem për nënat e vetme. Një sistem i arsyeshëm i kujdesit social ofron kujdes të favorshëm për fëmijët e prindërve të vetëm, pasi që kjo u ndihmon atyre të marrin pjesë në tregun e punës dhe të bëhen njësi të pavarura familjare. Fatkeqësisht, shteti dështon edhe në këtë aspekt. Në Maqedoni, qasja në kopshte të subvencionuara të fëmijëve tingëllon si “fantashkencë” për nënat e vetme që janë të papuna.

Njëra prej nënave të vetme i tha Kosovo 2.0 se vendosi të mos përmend ndarjen e saj prej ish-bashkëshortit në kopshtin e fëmijëve ku e regjistroi fëmiun e saj. “Asnjëherë nuk kam pasur problem që t’i them dikujt se jam e ndarë; por më besoni, kur i çova fëmijët në kopsht, nuk e përmenda këtë detaj. Të jem e sinqertë, askush nuk më pyeti, por kisha frikë se do të më vendosin në listën e pritjes dhe të mbes aty deri sa t’i bëjë fëmiu im 18 vjet”, na tha ajo. Një nën tjetër e vetme tregoi si pati shumë probleme që t’i gjej vend fëmiut të saj në një kopsht fëmijësh. “Nuk kishin besim se do të paguaja me kohë. Më duhej të garantoja se do të paguaja çdo muaj edhe pse isha e papunë në atë kohë”, tha ajo.

Edhe pse ka shumë gjëra që do t’i kishin ndryshuar nënat e vetme (shumica prej tyre thanë thjeshtë “gjithçka”), shumica u pajtua se ndihma financiare shtetrore për të gjithë ishte më se e domosdoshme, bashkë me mbrojtjen nga dhuna në familje. Daniela Dodevska iu referua “ryshfetit të fëmiut të tretë”, pagesë mujore 8000 denarëshe (diku 130 euro) që u ipet nënave që vendosin të kenë një fëmijë të tretë. “Nëse shteti mund të paguaj 8000 denarë për këto familje, atëherë sigurisht mund të paguajnë edhe për familje me një prind”, tha ajo.

Jo çuditërisht, të gjithë thanë se qendrat e çështjeve sociale ishin organe joefektive që ishin shumë burokratike dhe kryesisht jo të gatshmë që të bëjnë kompromis me prindërit që kishin vështirësi t’i rrisin fëmijët e tyre.

Drejt një Shteti të Besueshëm të Mirëqenies

Kritikat pa sugjerime të zgjidhjeve nuk i bëjnë mirë askujt. Në këtë rast, përmirësimi i kushteve për prindërit e vetëm shihet se është sfidë e madhe, por një që ja vlen të përballet. Një shenjë tjetër e mirë është faktori njerëzor: institucionet mund të jenë të ashpra, por njerëzit që punojnë aty nuk janë. Elena Siljanovska, nënë e vetme, thotë se “parimet e dy prej dhjetë kopshteve të fëmijëve me të cilët komunikova treguan shumë mirëkuptim, dhe e regjistrova fëmiun tim pa problem”.

Do të ishte pikë e mirë nisëse të flitet më shumë në publik për sfidat e të qenit prind i vetëm. Rritja e ndërgjegjësimit për këtë çështje është tepër e rëndësishme pasi që Maqedonia ende është kryesisht vend konservator ku prindërit e vetëm ndonjëherë shihen me sy të keq, veçanërisht në qyteza dhe zona rurale.

Sfida më e madhe që duhet të trajtohet është pjesëmarrja e prindërve të vetëm në tregun e punës. Dy përpjekjet e fundit të qeverisë për ta bërë këtë ishin ofrimi i kushteve të privilegjuara të punës për prindër të vetëm, por vetëm si pjesë e një grupi më të madh të qytetarëve të prekshëm.

Do të ishte më mençur të zhvillohet një strategji kombëtare e projektuar veçanërisht për prindër të vetëm. Tri shtyllat themelore janë rregullat e qarta që shpjëgojnë të drejtat e prindërve të vetëm, punësimi i ndihmuar dhe kujdesi i garantuar dhe i subvencionuar i fëmijëve. Ndotja e mediave kombëtare me fushata të propagandës është veprim që do të ketë pasoja katastrofike. Kanalizimi i aseteve publike për ata që kanë më së shumti nevojë për dorën ndihmëse të shtetit të mirëqenies, në vend të margjinalizimit të tyre, do të ishte ndarje shumë më e arsyeshme e aseteve.

Lajme të ngjashme

Back to top button