“Tetova në kaos” pushtetarët të mos lejojnë helmimin e qytetarëve

Protesta “Tetova në kaos” e organizuar nga PPD, e paralajmëruar disa ditë më parë, u mbajt sot në sheshin Iliria në Tetovë. Numri pjesëmarrësve në këtë protestë ishte shumë i vogël, por megjithatë organizatorët i shpalosën kërkesat e tyre, njofton Portalb.

Ata kërkuan nga pushteti të zbatojë ligjet, ministri Nurhan Izairi të mbajë fjalën ose ta lëshojë kolltukun, ndërsa pushteti lokal të mos e lërë Tetovën dhe qytetarët e saj të frymojnë ajër të helmuar dhe erëra që kundërmojnë nga deponitë e egra, që ata të mos kenë ujë për pije të mjaftueshëm, që ata të mos kenë rrugë me gropa për të lëvizur dhe vozitur në rehati dhe se ata me një fjalë të mos kenë jetë.

Anëtari i këshillit organizues Faton Aliti, gjithashtu tregoi se këtë protestë e kanë përkrahur edhe DOM – Liljana Popovska dhe kryetari i PEPR Samka Ibraimovski, Lëvizja Besa, si dhe personalitete tjera publike.

“Eco Guerilla” i mirëpret të gjitha shqetësimet qytetare dhe revoltat që kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, dhe mjedisit jetësor në përgjithësi. Sidoqoftë, në bazë të statutit të votuar nga këshilli udhëheqës dhe nga aktivistët e organizatës, ‘Eco Guerilla’ nuk bëhet pjesë e organizimeve të inicuara nga subjekte partiake dhe distancohet nga qëllimet dytësore dhe ato politike që organizimet e njëjta mund të kenë. Angazhimi i organizatës sonë është kryekëput qytetar dhe ekologjik, dhe ky angazhim do vazhdojë në ato vija pa mos u përzier në aktivitetet partiake të cilitdo subjekt’, një ditë më parë ka deklaruar për Portalb, Arianit Xhaferi nga shoqata ‘Eco Guerilla’’.

12081543_10201187337841382_1660265124_n

Afërdita Abdiu

Lajme të ngjashme

Back to top button