Numër i madh i ankesave për humbjen e porosive postare

Shfrytëzuesit të shërbimeve postare në gjysmën e parë të këtij viti kanë dorëzuar 2.302 ankesa, prej të cilave 2.164 deri të Posta e Maqedonisë, ndërsa 138 deri të shërbimet tjera postare, tregojnë të dhënat e Agjencisë për posta.

“Këtë vit më shumë ankesa janë parashtruar për porosi të humbura postare nga ana e operatorit kombëtarë edhe atë gjithsej 2.046. Në 2.030 raste shfrytëzuesit pa bazë janë ankuar”, thotë drejtori i Agjencisë për posta, Vlatko Atanasoski në një intervistë për MIA, me rastin e 9 tetorit- Ditës botërore të trafikut postar.

Sipas tij, shfrytëzuesit e shërbimeve postare janë të njoftuar me procedurat për ankesa dhe i parashtrojnë të njëjtat deri te të gjithë operatorët postar.

Agjencia postar në bashkëpunim me të gjithë operatorët po punon në projektin “e-ankesa”. Qëllimi është që shfrytëzuesve t’u mundësojë mënyrë më të lehtë për t’i plotësuar ankesat.

9 tetori, Dita Botërore e Postës

Dita Botërore e Postës festohet çdo vit me datë 9 tetor, datë kjo që përkon me themelimin e Unionit Universal Postar në vitin 1874 në kryeqytetin e Zvicrës, Bern. Ajo u shpall Dita Botërore e Postës nga kongresi i UPU-së i zhvilluar në Tokio, Japoni, në vitin 1969.

Me 12 korrik të vitit 1993, Maqedonia u bë anëtare e Unionit Postar Botëror. Plani afatshkurtër për zhvillim të komunikacionit PTT në periudhën prej vitit1991-1995 përmbante disa aktivitete; hapjen e linjave të reja ndërkombëtare me shtetet fqinje, organizimin dhe rregullimin e qendrës kryesore postare në Shkup për kryerjen e komunikacionit ndërkombëtar, përshpejtimin e procesit të automatizimit të punës në sporteleve nëpër njësitë e rrjetit postar, vendosjen e pajisjeve bashkëkohore për automatizimin e proceseve teknologjike në qendrat postare, pajisjen e parkut për qarkullim me mjete transportuese bashkëkohore për bartjen e dërgesave postare, përmirësimin e kualitetit të shërbimeve dhe krijimin e shërbimeve të reja.

Komunikacioni postar ndërkombëtar filloi me punë me 1 qershor të vitit1992 ku në QKP Shkupi 2 u formua posta e këmbimit 91003 Shkup, ku zhvilloheshin të gjitha dërgesat e postave prej dhe për në shtetet e huaja përmes dy njësive punuese. Procesi i ndarjes të PTT “Makedonija” filloi në pajtueshmëri me marrëveshjen e EBRD-së i cili ishte veçanërisht intensive kah fundi i vitit 1996/97.

Prej 1 janar të vitit 1997 N.P “Posta e Maqedonisë” fillon të funksionojë si ndërmarrje e veçuar. Posta e Maqedonisë me më shumë se 2000 të punësuar dhe mbi 300 njësi të rrjetit postar në gjithë territorin e Maqedonisë, kryen veprimtari të operatorit publik në komunikacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar postar, në pajtueshmëri me ligjin për shërbime postare.

Qëllim i Ditës Botërore të Postës është të krijojë ndërgjegjësimin e rolit të sektorit postar në jetën e përditshme të njerëzve dhe bizneseve dhe kontributin e saj në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të njerëzve.

Lajme të ngjashme

Back to top button