Trajneri serb Curcic: E kërkuam fitoren

Serbia mundi Shqipërinë në Elbasan Arena me rezultat me 2:0, përkatësisht në ndeshjen e parafundit kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Pas ndeshjes ka folur trajneri serb, Radovan Curcic ka thënë se Kombëtarja serbe kishte ardhur për fitore në Shqipëri, dhe është i lumtur për këto tre pikë të marra në Elbasan Arena.

“Ne e kemi ditur se çfarë dëshironim. Fitorja ishte si rezultat i punës në tre ditët e fundit. Ne jemi në procesin e krijimit dhe kishim nevojë për një fitore të tillë”, ka thënë pas ndeshjes Curcic për RTS, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, edhe kapiteni i Kombëtares serbe, Branislav Ivanovic ka thënë se ka ardhur koha që duhet ndryshuar qëndrimi i tifozëve ndaj futbollistëve të Kombëtares.

“Unë mendoj se të dyja ekipet kanë hyrë në ndeshjen për triumf. Ne, megjithatë, morëm iniciativën, në pjesën e parë. Ne e merituam fitoren”, ka thënë Ivanovic.

Lajme të ngjashme

Back to top button