Albin Kurti, deputetëve të LDK-së: Shkoni në Serbi!

Albin Kurti gjuan një ve në drejtim të deputetëve të PDK-së përderisa mban ritmin e ‘muzikës’ me filikaçë.

Hajdar Beqa i PDK-së ngritët nga karriga e tij dhe i bën me gisht Kurtit për veprimin që bëri.

Adem Grabovci e prek Visar Ymerin në sup përderisa ky i fundit po i fishkëllonte filikaçës te veshi i tij.

Reagimi i Visar Ymerit për këtë veprim të Grabovcit ishte: “Mos më prek!”.

Këto e skena të tilla janë parë shumë sot gjatë zhvillimeve në Kuvend të cilat filluan me zbulimin e pikturave të mbuluara me pëlhurë në holl të Kuvendit, vazhduan me filikaça dhe përfunduan me gaz lotsjellës të hedhur nga opozita për ta pamundësuar mbajtjen e seancës. Këto skena janë kapur nga kamerat e KALLXO.com gjatë këtyre zhvillimeve.

Pas pak, debati zhvendoset te vendi i ulëseve të Grupit Parlamentar të LDK-së.

Albulena Haxhiu e Muhamet Mustafa shihen në një polemikë të ashpër, përderisa deputetët tjerë të LDK-së tentojnë t’i ulin tensionet. ‘Simfonia’ e filikaçave vazhdon në sfond, përderisa Fisnik Ismajli kruan veshët duke i rënë ‘bilbilit’.

E në fund, duke u larguar deputetët e LDK-së nga salla nën ndikimin e gazit lotsjellës, Albin Kurti që u duk më i qëndrueshmi ndaj efektit të këtij gazi, u thoshte atyre: “Shkoni në Serbi! Në Serbi krejt shkoni!”.

Lajme të ngjashme

Back to top button