Sulimani: Pushteti po kamuflon vërtetësinë e “bombave”

Bisedat maratonike e ndërlikuan më tej krizën politike, konsiderojnë ekspertët. Arsyeja kryesore është se bisedimet e Përzhinos zhvilloheshin prapa dyerve të mbyllura. Opinioni publik është përjashtuar tërësisht dhe kështu u hap mundësia e manipulimit dhe krijimit të kartelit politik thonë analistët/

“Bombat” e ashtuquajtura dukshëm i vunë në heshtje bisedimet, konsideron politikologu Xhenis Sulimani.

“Sipas meje, ata dëshirojnë t’i kamuflojnë të gjitha materialet e përgjuara, që bënë bum në skenën politike në Maqedoni dhe ishin faktori numër një për të ardhur deri te një zgjidhje e mundshme për dialog, nën shtypje të faktorit ndërkombëtar. Për këtë arsye mendoj se edhe më tej qeveria do të mundohet t’i provojë të gjitha mekanizmat e saj për ta parandaluar publikimin e bombave”, potencoi ai për RTV21.

Grupet e deputetëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së parashtruan dje në Kuvend projekt-ligjin për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit a pasjes në dispozicion të materialeve që dalin nga përgjimi i paligjshëm i komunikimit. Sipas projektligjit në fjalë, ndëshkimi minimal për medien do të ishte 4 vjet burgim nëse do të publikonte ndonjë material të tillë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button