Ilaçi ideal për të shëruar problemet me astmën

Persona të ndryshëm vuajnë nga probleme të ndryshme me mushkëritë dhe kjo shpesh bëhet shkak që ato të vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike që lidhen me problemin e mushkërive.

Shqetësimet e ndryshme me mushkëritë shfaqen nga infeksionet, por edhe me alergji dhe natyrisht me duhan. Në vijim ju paraqesim ilaçin e njohur popullor kundër këtyre problemeve, sidomos astmës, problemet me zemër dhe ato me mushkëri

Për të përgatitur një ilaç të tillë ju duhet të keni; gjysmë kilogrami qepë të kuqe, gjysmë kilogrami sheqer, 2 limona, 1,5 litra ujë dhe 7 lugë të mëdha mjaltë.

Në fillim është e rëndësishme që të tretni sheqerin ngadalë në enë të metaltë dhe e përziejmë, më pas shtojmë qepën e imtësuar, i ziejmë pak së bashku dhe ju shtojmë ujin. Të vlojnë së bashku në temperature mesatare, derisa të mos avullohet 1/3 e ujit. Më pas e lëmë të ftohet, shtojmë lëngun nga dy limona të shtrydhur dhe mjaltin dhe gjithçka përziejmë së bashku. E lëmë të qëndrojë e më pas largojmë copëzat e qepës dhe e vendosim nëpër shishe prej qelqi. Nevojitet ta hani nga një lugë të supës para secilës shujtë derisa sasia të shpenzohet

Lajme të ngjashme

Back to top button