Ambasadori shqiptar refuzon notën protestë të Serbisë

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka e ka refuzuar ftesën e MPJ-së së Serbisë për të marrë notën protestuese për incidentin me autobusin e përfaqësueses serbe.

Mediat serbe njoftojnë se ai ka refuzuar duke thënë se “asgjë nuk ka ndodhur”. Refuzimi i tij është përmendur në njoftimin e MPJ-së së Beogradit e cila akuzon diplomatin shqiptar se ka shkelur zakonet diplomatike.

Ambasadori i Shqipërisë ishte thirrur urgjentisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë me ç’rast, ishte njoftuar se do t’i dorëzohej nota protestuese lidhur me, siç e quajnë mediumet serbe, incidentin e rëndë dhe sulmet ndaj përfaqësuesve të kombëtares serbe në Tiranë, transmeton Koha.net.

-Përkundër faktit se bëhet fjalë për ndeshjen me rrezik të lartë, ky incident dëshmon për lëshimet serioze të shërbimeve kompetente të Republikës së Shqipërisë në organizimin e ndeshjes, ka kumtuar MPJ e Serbisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button