Maqedoina e fundit në rajon me zbatimimin e standardit “hallall”

Në Maqedoni, vetëm 27 kompani janë pajisur me certifikatën e standardit “Hallall”, prej të cilëve pothuajse 90 përqind janë me pronarë maqedonas. Implementimi i “Hallallit” nga kompanitë vendore është shumë i ulët, thotë për gazetën KOHA Azim Eminovski, konsulent dhe anëtar i Agjencionit për standardin “Hallall” pranë Bashkësisë Islame të Maqedonisë.

ky sistem është kompatibil me të gjitha sistemet tjera ndërkombëtare, si ISO dhe HACCP, dhe nuk është kundër asnjë orientimi fetar.

Ai mes tjerash shton se interesimi te afaristët e kompanive ushqimore nuk kënaq, edhe pse kompanive u janë ofruar shërbime falas për vendosjen e këtij standardi që kërkohet sipas dispozitave islame.

Nga ana tjetër, disa shtete nga rajoni dukshëm udhëheqin në zbatimin e këtij standardi, duke u nisur nga Kroacia ku 5 përqind nga firmat tani më vetëm se kanë futur në shërbim Hallall sistemin, duke qenë edh lider të zbatimit të kësaj forme të prodhimit të ushqimeve. Pas Kroacisë renditet Sllovenia me 4 përqind, Bosnja dhe Hercegovina me 3 përqind dhe Maqedonia me më pak se 1 përqind.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se që nga viti 2013, përmes Programit për konkurrencë, inovacione dhe sipërmarrësi, ofrohet mbështetje financiare për kompanitë të cilat vendosin të zbatojnë dhe certifikojnë sistemin Hallall, ku bashkë financohen 70 për qind e shpenzimeve nga ana e shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button