Amerika nuk ka mundur ta spiunojë kryeministrin e Indisë, ja pse..

Sipas informatave të fundit, Agjencia nacionale amerikane për siguri NSA, ka spiunuar 35 liderë botërorë. Por mes tyre nuk gjendet ai i Indisë, Manmohan Sing, dhe atë për arsye banale, ai nuk ka as telefon celular e as që përdor postën elektronike.

“Kryeministri në të vërtetë nuk përdor telefon e as që ka email” tha zëdhënësi i shefit të Qeverisë indiane.

Kabineti i tij, sipas zëdhënësit, përdor email, por kryeministri nuk ka adresë personale elektronike.

“Prandaj ne nuk kemi arsye pse të brengosemi për spiunazhë” ka thënë zëdhënësi i Qeverisë indiane. 

Lajme të ngjashme

Back to top button