Mblidhen tifozët, kërkojnë lirimin e Ballistit (Foto)

Dhjetëra tifozë shqiptarë të kombëtares janë grumbulluar përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe kërkojnë lirimin e Ballist Morinës, i cili u arrestua mëngjesin e të mërkurës, pasi u kap me dy armë pa leje në makinë.

Sipas burimeve, disa prej tifozëve kërkojnë të marrin mbrapsht edhe biletat që Policia ia sekuestroi Morinës, transmeton Panorama.

Këta persona kanë pasur emrat në biletat e kapura, që dyshohet se janë të falsifikuara.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button