Serbët: Nisin provokimet e shqiptarëve, ky është i pari

Shefi i sigurimit në Federatën e Futbollit të Serbisë, Mirko Milivoj, ka thënë për mediat serbe, se shqiptarët që tani kanë përgatitur një provokim për kombëtaren e tyre.

Sipas Milivoj, shqiptarët nuk i janë përmbajtur marrëveshjes, te akomodimi i lojtarëve serbë në hotel, transmeton Indeksonline.

“Që tani është përgatitur një provokim. Në hotelin ku do të vendosën lojtarët, në të njëjtin kat është edhe një amerikan. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë shqiptar me pasaportë amerikane, apo më të vërtet amerikan. Megjithatë, ai nuk mund të jetë në të njëjtin kat me lojtarët tanë. Ne jemi në kërkim për të larguar atë, dhe këtë nuk po e bëjnë. Sigurisht ne do të insistojmë që kjo të bëhet kur të arrijmë atje”, ka thënë për mediat serbe, Mirko Milivoj, shef i sigurimit në federatën serbe të futbollit.

Po ashtu shtohet se ka shkelje të marrëveshjes edhe të kontrolli i pasaportave, ku theksohet se lojtarët serbë është dashur të hyjnë direkt në autobus nga aeroplani, dhe të shkojnë në hotel, por duhet të kalojë nëpër ndërtesën e aeroportit dhe ekziston mundësia për t’u takuar me tifozë shqiptarë, që mund të qojnë deri në incidente.

Lajme të ngjashme

Back to top button