Pandeli Majko: Mos bëni atë që serbët presin, forca Berisha

Deputeti socialist, Pandeli Majko, i ka kushtuar një status ndeshjes së nesërme, Shqipëri-Serbi, e cila do të luhet në “Elbasan Arena”.

Ai u ka bërë thirrje tifozëve që të mbështesin kombëtaren e tyre, por mos të përsërisin sjelljen e serbëve dhe atë që ata bënë ndaj kombëtares shqiptare.

Ai e ka quajtur kombëtaren, një ndër më të mirat në historinë e shqiptarëve.

Statusi i plotë

“Nesër është një ndeshje futbolli me emocione. Me mendje dhe shpirt pres fitoren e skuadrës së zemrës së çdo shqiptari.

Futbolli nuk është histori por ai mund ta shkruaje atë. Pasioni për kombëtaren tone është një gjë, dhe respekti për mikun është diçka tjetër. Duam apo s’duam, skuadra serbe e gëzon nesër statusin e mikut në shtëpinë tonë. Kjo është e vërteta që serbët nuk e respektuan deri në shfaqje barbarie karshi djemve të kombëtares shqiptare në ndeshjen e Beogradit. Nëse dikush dëshiron të përsërisë sjelljen serbe si “hakmarrje” turpëron jo vetëm futbollin por edhe Shqipërinë.

Miq! Të gjithë atyre që do kenë fatin të jenë në stadium…Shpërtheni dhe brohorisni, përkrahni kombëtaren dhe mos bëni kurrsesi atë që serbet presin, që të bëjmë siç bënë ata. Tregoni diferencën tonë si komb sepse kjo është e vërteta. Lërjani të tjerat djemve në fushë. Jepini dinjitet djemve të kombëtares që veç na kanë nderuar. Kemi kombëtaren më të mirë dhe më përfaqësuese në historinë e shqiptareve. Forca Berisha! (portieri kombëtares)”.

Lajme të ngjashme

Back to top button