Kosovarët mësyjnë drejt Elbasanit, fluks në Morinë

Ndeshja Shqipëri-Serbi, ka bërë që shumë kosovarë të udhëtojnë drejt Elbasanir për të qenë praë Kombëtares. Fluksi në pikën e kalimit kufitar të Morinës gjatë ditës së sotme është i lidhur shumë edhe me ndeshjen që do të luhet nesër në “Elbasan Arena”.

Qindra tifozë nga Kosova pritet të vijnë në drejtim të Shqipërisë gjatë kësaj jave. Masat e sigurisë janë të rrepta në pikën e kalimit të Morinës, ku çdo qytetar i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm.

Fluksi është rritur gjatë ditës së sotme dhe pritet të shtohet edhe gjatë ditës së nesërme. Ndërkohë që, ende nuk dihet numri i saktë i biletave të shituara për ndeshjen Shqipëri-Serbi në Kosovë dhe diasporë.

Lajme të ngjashme

Back to top button