Burg për ata që ndotin ajrin

Ministria e shëndetësisë do të ngrejë padi penale për fabrikat që ndotin ajrin më shumë se sa ajo e lejuara.

Dënimi është prej 4 deri 10 vjet burg. Ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov paralajmëroi se nëpërmjet dy aparateve të reja, saktë do të dihet cila fabrikë çka lëshon në ajër.

Instituti për shëndet publik deri më tani ka bërë 750 analiza ku është konstatuar se egzistojnë grimca të vogla që janë kancerogjene . 

Organizata botërore shëndetësore më herët ka publikuar se ajri i ndotur është shkaktar më i madh i paraqitjes së kancerit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button