Shkup, vazhdon aksioni policor “Rrjeti” , arrestohet një person (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur padi për vepër penale kundër 25 vjeçarit D.G nga Shkupi të dyshuar për shkak kryerjen e veprës penale “përdorim, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ai është paraburgosur.I dyshuari gjatë vitit 2015 ka siguruar rrënjë Cannabis Sativa dhe të njejtën e ka mbjellë në një lokacion në vendin e quajtur ‘Pesevci’ në komunën e Draçevës më çka ata i ka mbjellur në plantazh.
Në datë 5 tetor të vitit 2015 me urdhër të gjykatësit nga Gjykata Shkupi 1 në të njejtin vend në Draçevë është kryer kontroll në pronën e V.S ku i dyshuari e ka marr me qira dhe e ka shfrytëzuar si plantazh ku po në atë vend janë gjetur edhe 135 rrënjë të materialit të panjohur.

Pas kontrollit të kryer janë marë monstra ku po i njejti vend ku ka pasur bimë nga 130 deri në 215 centimetër dhe pas analizave të bëra është vërtetuar se bëhet fjalë për marihuanë Cannabis Sativa. Deri më tani në kuadër të aksionit ‘Rrjeta’, janë ngritur padi penale kundër 195 personave dhe janë konfiskuarë 540 kilogram lëndë narkotike dhe materiale për kultivimin e lëndës narkotike.

Lajme të ngjashme

Back to top button