Franca ndërmerr një fushatë për të parandaluar personat që nisen për të luftuar në Siri

Qeveria franceze ka nisur një fushatë për të parandaluar vajtjet e luftëtarëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Me spotet publike ku shpjegohen përjetimet e familjeve që kanë patur të afërm në luftën e Sirisë synohet të rritet ndërgjegjësimi i shoqërisë në këtë vend.

Kryeministri Manuel Valls duke folur në radion franceze RTL në lidhje me fushatën sensibilizuese tha se tani nga Franca në Irak dhe Siri ndodhen 500 persona dhe se mijëra të rinj mund të jenë në objektivin e grupeve radikale.

Spotet publike në luftën kundër radikalizimit mund të ndiqen edhe në faqen e internetit “www.stop-djihadisme.gouv.fr” e cila është hapur nga qeveria franceze.

Lajme të ngjashme

Back to top button