Nigeri, vriten në konflikte 50 militantë të Boko Haram dhe 9 ushtarë

 

Në një konflikt të ashpër në veriperëndim të Nigerisë mes ushtrisë së këtij vendi dhe militantëve Boko Haram theksoeht se janë vrarë 50 militantë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në informacionet e dhëna për gazetarin e AA-së nga burime të ushtrisë thuhet se gjatë operacionit të ndërmarrë pasi gati 200 militantë të Boko Haram sulmuan fshatin Goniri u vranë 50 militantë të Boko Haram dhe 9 ushtarë.

Ndër të tjera theksohet se gjatë konfilkteve janë ndaluar edhe disa militantë si dhe janë shkatërruar 16 mjete dhe janë konfiskuar një sasi e madhe armatimesh..

Ndërsa zëdhënësi i ushtrisë nigeriane Sani Usman nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button