Marrëveshje s’është arritur, kush i ka fajet?

Në Klubin e deputetëve gjatë natës së mbrëmshme kanë vazhduar bisedimet për rregullativën zgjedhore dhe për propozim ligjin për ndalimin e “bombave” të LSDM-së.

Afati përfundimtar, sipas Marëveshjes së Përzhinos, ka qenë deri në mesnatën e mbrëmshme ose deri në mëngjesin e sotëm. Por bisedimet, sipas disa informative të Kanal5, janë ndaluar për shkak të ligjit për ndalimin e “bombave” të opozitës, të cilin ligj, e ka propozuar VMRO-DPMNE dhe BDI, ndërkaq tërheqjen e këtij propozimi e ka kërkuar LSDM.

Disa burime tjera të Telmas, thonë që partitë gjatë bisedimeve e kanë akuzuar njëra-tjetrën për ngecje të bisedimeve. Sipas të njëjtave, LSDM-ja ka kërkuar përkrahje nga ambasadorët në lidhje me propozim ligjin për censurim të “bombave”, ndërkaq nga ana tjetër partitë pushtetare kanë pranuar që kërkojnë zgjidhje për kalimin nga kriza e re e bisedimeve. Pasi janë konsultuar me Trajko Veljanovskin, sipas Telmas, ka qenë e hedhur mundësia që ai të mos e vendos në rend të ditës propozim-ligjin, ndërkaq kanë propozuar që ta tërheqin propozim-ligjin ato të cilët e kanë kërkuar, por Talat Xhaferri dhe BDI deri më tani nuk kanë pranuar.

Në mbledhjen e përfaqësuesve të partive politike me ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, Xhes Bejli dhe Aivo Orav, është biseduar për të gjitha çështjet, për të cilat nuk është arritur marrëveshje në takimet e më pashme. Mes çështjeve më të rënda është votimi i diasporës për të cilin kryetari i LSDM-së Zoran Zaev ka deklaruar se vetëm në një pikë janë pajtuar të gjithë, atë që diaspora patjetër duhet të votojë, njofton REL.

Piter van Hojte para fillimit të takimit ka thënë që pret të arrihet marrëveshje vonë në mbrëmje ose në orët e herëta të mëngjesit, ndërkaq sipas disa informata jozyrtare përfaqësuesit ndërkombëtarë u kanë ofruar disa zgjidhje partive për çështjet e hapura, njofton .

Lajme të ngjashme

Back to top button