ARD “mbulon” me shami kancelaren Merkel

Televizioni publik shtetëror në Gjermani, ARD, ka nxitur një debat në rrjetet sociale, pasi që në një emision paraqiti fotomontazhin, në të cilën kancelarja Angela Merkel ishte mbuluar me shami. ARD u kritikua se ka keqpërdorur lirinë e fjalës, kritika këto që u hodhën poshtë nga ky kanal.

Televizion publik i Gjermanisë, ARD, në emisionin “Raporti nga Berlini”, ka shfaqur një fotomontazh të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, të mbuluar me shami dhe me minare në prapavijë.

Ky veprim ka nxitur komente të shumta kritike në rrjetet sociale, me ç’rast u theksua se televizioni me këtë rast ka keqpërdorur lirinë e fjalës.

merkel-cropMegjithatë, ARD hodhi poshtë të gjitha kritikat se me këtë formë të shprehjes i kontribuon propagandës armiqësore kundër islamit.
“I gëzohemi kritikave dhe na vjen keq se paraqitjen e kancelares nga ana jonë disa nuk e kanë kuptuar. Moderatori foli për sukseset e shoqërisë tonë perëndimore, lirisë së fjalës, lirisë së medieve dhe barazisë. Natyrisht, me këtë fotomontazh kemi synuar të joshim vëmendje:, u theksua në kumtesën e ARD-së.

Merkel është në qendër të kritikave për shkak të valës së madhe të refugjatëve, të cilët kanë hyrë deri me tani në Gjermani dhe vlerësohet se gjatë këtij viti në territorin gjermanë do të hyjnë mbi 1.5 milionë refugjatë.

Hidhërimin e tyre ndaj kancelares Merkel e shprehën edhe mijëra ithtarë të lëvizjes së djathtë, PEGIDA, të cilët organizuan një protestë në qytetin e Drezdenit, duke akuzuar Merkelin për tradhti për shkak të pranimit të numrit të madh të refugjatëve. Protestuesit madje shkuan aq larg, duke e akuzuar Merkelin për një gjenocid etnik kundër popullit gjerman.

Lajme të ngjashme

Back to top button