Fraksioni në partinë kompakte

Miq të dashur,

Dje si duket BDI ,përmes zëdhënësit të sajë të nderuarit Bujar Osmani, si duket dëshiron të konvertoj edhe teoritë politike në favorin sajë. Bile edhe më shumë , të bëjë konvertim të fjalorit të gjuhës shqipe se çka na qenka FRAKSIONI në një parti politike. Sipas zëdhënësit dhe BDI-së ,  “UNITETI” nuk qenka fraksion në parti por bëhet fjalë për regjistrim të një subjekti të rri politik, kurse BDI-ja qenka më kompakte se kurë më parë.

Miq të dashur, një grup i organizuar apo spontan në një parti politike që mendon më ndryshe nga vija e partisë për çështje konkrete dhe për te angazhohet haptas në organet e partisë është FRAKSION. Ka parti moderne që këtë edhe e mundësojnë bile me statutin e partisë që fraksioni ka të drejtën e veprimit brenda partisë. Në fakt ,protagonistët e “UNITETIT” paskan qenë fraksion në parti, duke etabluar mendimet e tyre, mbase edhe në kongresin tematik të BDI-së, shumë kush kishte diskutime brilante lidhur me devijimet e BDI-së gjatë kësaj dekade nga synimit për barazi të shqiptarëve, por ata diskutime u nënvlerësuan në atë kongres me renat dhe mashtrimet e gjoja integrimit nga ana e Musa Xhaferit dhe Fatmir Besimit.

Kualifikimi i parë me paraqitjen e këtij fraksioni për themelim të partisë së re ndaj lidershipit të BDI-së ishte se ata janë vasal të VMRO-DPMNE-së dhe se një dekadë po mashtrojnë shqiptarët për gjoja integrimet e vendit në BE dhe NATO. Prononcimi kundërthënës se BDI nuk paska drojën e dëmtimit të saj për nga votat por paska drojën e fragmentarizimit të votës së shqiptarëve , të bën të mendosh se vërtetë sa kjo parti ishte angazhuar për barazinë e shqiptarëve në Maqedoni, apo angazhimi i lidershipit ka qenë i fokusuar në barazimin me pasuri kriminale të dinastive të tyre familjare.

Sugjerimi “xhentëlmen” i Bujar Osmanit për bashkimin e opozitës që të mos fargmentarizohet vota e shqiptarëve gjithsesi është një fragment cinik i romanit të mashtrimeve të lidershipit të BDI-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button