Operacion anti-terrorizëm në Tunizi, 11 të arrestuar

Ministria e Jashtme e Tunizisë njoftoi se në operacionet e ndërmarra në jug të vendit janë arrestuar 11 persona të cilët ndihmonin personat që kalonin në Libi për t’iu bashkuar organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Tunizisë njoftohet se njësia e anti-terrorizmit e forcave të gardës Kombëtare në operacionet e ndërmarra në rajonet Medenin, Kabus, Tatavin dhe Kabili në jug të vendit ka arrestuar 11 persona të lidhur me 3 rrejte të ndryshme të cilët ndihmonin personat që dëshironin të kalonin në Libi me qëllim për t’iu bashkuar organizatës terroriste DAESH.

Sipas statistikave zyrtare theksohet se forcat e sigurisë në Tunizi kanë ndaluar mbi 10 mijë persona të cilët synonin të merrnin pjesë në organizata terroriste.

Lajme të ngjashme

Back to top button