Vuçiq: Imagjinoni këngën “Unë të dua Serbi” në mes të Shqipërisë

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, akoma nuk ka vendosur nëse do të shkojë në Tiranë për të ndjekur ndeshjen e shumëpërfolur ndërmjet Shqipërisë dhe vendit të tij.

Dueli historik i kuqezinjve me serbët zhvillohet më 8 tetor në Elbasan Arena, ndërsa kreu i qeverisë serbe ka thënë se nëse shkon, atëherë do të jetë lider i tifozerisë.

“Nesër do të vendos nëse do të shkoj në Tiranë në ndeshjen futbollistike. Nuk i konsideroj problem rreziqet e sigurisë, pos lojërat e ndyta politike nuk i dua”.

“Nëse shkoj, unë do ta udhëheq tifozerinë. Imagjinoni flamujt serbë dhe këngën ‘Unë të dua Serbi’ në Shqipëri. Nuk ka më bukur”, citon telegraf.rs fjalët e Vucic.

Lajme të ngjashme

Back to top button