Rënie e fortë e konsumit dhe investimeve të huaja, ku po shkon Shqipëria?

Shoqata e Investitoreve te Huaj ne Shqiperi, ne nje raport te saj, ka treguar se fundmi se investitoret e huaj po e humbasin besimin per te investuar parate e tyre ne Shqiperi. Indeksi ka rene me -3 pike (fotoja me poshte) dhe kjo do te thote qe investitoret kane filluar te tremben.

Natyrisht nje efekt te madh ne kete gje, ka pasur selektiviteti i qeverise ne aksionin kunder informalitetit.

Fakti qe po goditen bizneset e vogla fundore, per te krijuar nje fasade te rreme sikur po luftohet informaliteti, nderkohe qe pas kesaj fasade bizneset po selektohen sipas njohjeve qe kane me Te Parin e vendit, duket se nuk i kane bindur investitoret e huaj se ketu po luftohet vertet konkurrenca e pandershme.

Njekohesisht dhe menyra e menaxhimit te ceshtjes CEZ ne pergjithesi dhe zgjidhja e arbitrazhit ne kurriz te taksapaguesve shqiptare, ku keta te fundit u detyruan te paguajne nje shume te madhe ne formen e detyrimeve te faluara ndaj CEZ, ka luajtur rolin e vet ne kete mos-besim ne rritje.

Fakti qe edhe ndaj Bankers Petroleum po ndihet aroma e nje skenari te ngjashem me arbitrazh, ku ka shume gjasa qe ne fund i humbur te dale taksapaguesi shqiptar, duket se ka ndikuar ne trembjen e investitoreve.

Konsumi ne renie te lire!

Duket se shqiptaret kane qene te detyruar te shtrengojne dhe me shume rripin gjate Tremujorit II.

Ne raportin qe INSTAT ka publikuar per Rritjen Ekonomike Tremujore, ka verrejtur faktin qe familjet shqiptare kane ulur konsumin me 3.16% krahasuar me nje vit me pare.

Kjo do te thote qe te ardhurat e tyre kane rene dhe ata kane qene te detyruar te futen ne diete.

Normalisht qe keto jane efekte te humbjeve te vendeve te punes, uljes se te ardhurave nga paga, mbylljes se bizneseve, humbjes se perfitimeve shteterore etj./Nisma Thurje

Lajme të ngjashme

Back to top button