Hapet thirrja për projekte për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale e hapi thirrjen publike për projekte për bashkëpunim ndërkufitar me Bullgarinë nga Programi IPA të Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitar, njoftoi ministri i vetëqeverisjes lokale Lirim Shabani.

“Do të vijojnë thirrjet publike për programet me Greqinë, Bullgarinë, Shqipërinë dhe Kosovën. Deri më vitin 2020 Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të menaxhojë rreth 100 milionë euro të dedikuara për projekte për gjashtë bashkëpunime ndërkufitare”, tha ministri Shabani.

Thirrja publike me Bullgarinë do të jetë e hapur deri më 25 janar 2016. Në dispozicion janë 7.2 milionë euro.

Bashkëfinancimin kombëtar e siguron Ministria e vetëqeverisjes lokale. Deri në fund të periudhës programore për këtë Program janë siguruar 20 milionë euro, dhe për Programin për bashkëpunim ndërkufitar me Kosovën 8 milion euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button