Kumanovë, u hap Qendra e biznesit në Regjionin Verilindor

Ministri i vetëqeverisjes lokale Lirim Shabani sot në Kumanovë inaguroi fillimin me punë  të Qendrës së Biznesit në Rajonin e Verilindor. Qendra e biznesit do të punojë në kuadër të Qendrës ekzistuese për zhvillim rajonal dhe do të sigurojë mbështetje për sektorin privat, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për investitorët potencial.

“Me kërkesë të sektorit të biznesit dhe ati publik, sot edhe në këtë rajon krijuam partneritet institucional. Autoritetet lokale me mbështetje nga Ministria e vetëqeverisjes lokale i hapen dyert për investitorët potencialë, si dhe për komunitetin e biznesit që tashmë punon dhe kontribuon në zhvillimin e Regjionit planor”, tha ministri Shabani duke shtuar se kjo është Biznes qendra e gjashtë e  hapur, ndërsa deri në fund të muajit do të fillojnë të funksionojnë edhe në Regjionin planor të Pellagonisë dhe atë të Vardarit.

Biznes qendrat në bazë të Programit për të mbështetur sektorin privat, do të ofrojnë E – udhëzues për investitorët, harta për zonat industriale në Regjionet planore, web – portale të specifikuara, mundësitë për investime, kushtet që i ofrojnë zonat industriale, të gjithë subjektet që mund të jenë logjistike për investitorët dhe partnerët e mundshëm, siç janë dhomat e tregtisë, universitetet dhe shoqëria civile.

Lajme të ngjashme

Back to top button