“Plagjiatura është e papranueshme…”

Një veprim shumë i thjeshtë dhe e domosdoshëm e ndan gazetarinë dhe teksin autentik, origjinal nga plagjiatura, gjegjësisht nga “vjedhja” e teksteve. Gjithçka që duhet të bëhet është të theksohet burimi dhe teksti origjinal, i cili, në këtë rast, bëhet burim për tekstin që merret, e për të cilin redaktorët kanë konstatuar se është me interes të caktuar për publikun e medies së tyre.

Neni 12 i Kodit të gazetarëve është shumë preciz kur thotë:

Plagjiatura është e papranueshme. Deklaratat nuk guxojnë të citohen pa mos e theksuar burimin ose autorin.

10022015-Republika-GrobnicaLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Përsërim gabim: Varri në Amfipolis nuk është i Aleksandrit të Madh

Data dhe koha e publikimit: 01.10.2015, 08:30

Data e recensionit: 02.10.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

Pa këtë qasje kemi qasje jokorrekte, joprofesionale, e cila mediave dhe atyre që i redaktojnë ato dhe që e zbatojnë këtë veprim, u le një shenjë joserioziteti, e cila i përcakton si “uzurpatorë” të pronësisë së huaj.

Prandaj, ka shumë të drejtë lexuesi i “Shërbimit për verifikimin e fakteve në media” (SHVFM) kur na rekomandoi t’i kushtojmë kujdes kësaj përmbajtjeje mediatike nga ky aspekt – nga aspekti i mostheksimit të burimit.

Lexuesi që e propozoi tekstin për recension madje e theksuar edhe linkun e tekstit origjinal, me titull„Massive underground complex in Greece WASN’T Alexander the Great’s tomb: Huge monument was tribute to his closest friend and trusted general“, të publikuar në botimin elektronik të medies britanike, “The Daily Mail”.

Përveç kësaj mungese serioze, teksti nuk ka arritur t’i bëjë ballë as sprovës për të mos komentuar. Edhe atë që në titull. Nuk ka pasur nevojë për pjesën e parë të titullit “Përsëri gabim”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button