Përplasje e BDI dhe PDSH në Kuvend, të drejtat e shqiptarëve mollë sherri

Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet sot e vazhdoi debatin për propozim ribalancin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013. Janë parashtruar 57 amandamente dhe atë vetëm nga grupi i deputetëve të PDSH-së. Debati rreth tyre duhet të përfundojë të enjten.

Deputetët duhej të deklaroheshin për amendamentin me të cilin kërkohen para për ndërtimin edhe të një ure në lumin Drini i Zi në Strugë, por në pjesën më të madhe të diskutimeve të propozuesve nga PDSH-ja pohohej se me buxhetin diskriminohen komunat ku jetojnë shqiptarë. 

Me këtë nuk u dakorduan deputetët e BDI-së.

“Ajo që është më katastrofë dhe më e keqe, ato pak mjete që ndahen, për shembull për botuesit, ka vërejtje serioze nga botuesit, sepse edhe ato pak mjete ndahen në mënyrë selektive, njerëzve të pushtetit, njerëz të afërt me pushtetin dhe analistëve që mbrojnë këtë parti, konkretisht flas për BDI-në. Unë jam shqiptar dhe përfaqësojë një parti shqiptare, pasi që vlerësoj se shqiptarët kanë mungesë e të drejtave elementare në këtë shtet, janë të diskriminuar dhe ju bëhet padrejtësi çdo ditë dhe një shembull konkret është ky buxhet për të cilin sot po flasim dhe pikërisht për këtë ekzistojmë si parti politike”, tha Imer Aliu nga PDSH.

“Në vitin 2013 u mbajtën zgjedhje lokale në të cilat, mes tjerash edhe ky buxhet i vitit 2013 por edhe buxhetet e tjera, u verifikuan nga votuesit, nga qytetarët e Maqedonisë. Këto programe, këta projekte, pothuajse me shumicë plebishitare morën legjitimitetin e qytetarëve”, deklaroi Nexhati Jakupi nga BDI.

 “Kur VMRO-DPMNE pa se për projektin Shkupi 2014 lëmshi filloi të shkatërrohet, vendosi me aksion policore dhe të prokurorisë ta marrë komunën Qendër duke shkelur  vullnetin e qytetarëve, që raportet e revizorit për Shkupi 2014 të mos e shohin dritën e tyre”, u shpreh Jani Makraduli nga LSDM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button