Diplomacia greke e shqetësuar për shkak të trysnive amerikane për çështjen e emrit

Çështja e emrit mund të gjendet në axhendën e prioriteteve diplomatike të Qeverisë greke këtë vjeshtë, për shkak të trysnisë së madhe amerikane.

Pas kthimit të kryeministrit grek, Aleksis Cipiras në Athinë, mediumet greke kanë vazhduar të shkruajnë se SHBA, do të vazhdojë të bëj trysni aktive për zgjidhjen e çështjes së emrit, njofton Meta.

Në atë frymë në nëntor, sipas “Etnos’, në Athinë do të arrijnë, sekretari shtetëror Xhon Keri, i cili, thuhet se, është i fokusuar për të bërë trysni që të zgjidhet çështja me Qipron dhe atë me emrin e Maqedonisë.

Fusha për vizitën e Kerit, sipas gazetës, do të përgatitet disa javë më parë, zëvendësja e sekretarit shtetëror, Viktorija Nuland, e cila nuk ka shumë simpatizues në Greqi për shkak të trysnive rreth çështjes me emrin.

Gazeta “Katimerini”, shkruan se Nuland qëndron pas të gjithave aktiviteteve të përforcuara nga ana e Amerikës, që t’u bëhet trysni Athinës dhe Shkupit për gjetjen e zgjidhjes. Sipas informatave të gazetës nga letrat zyrtare të ambasadorëve në Shkup dhe Washington deri te Ministria për Punë të Jashtme, Nuland ka qëllim të caktuar përveç zgjidhjes së krizës politike, ta detyrojë Qeverinë e Maqedonisë ta zgjidh çështjen e emrit.

Ajo që sipas “Katimerinit”, duhet ta shqetësojë Greqinë janë informatat se SHBA është duke përgatitur ftesë për propozimin e Maqedonisë në NATO, pa qenë ajo në njërin nga samitet e Alianvës. Hapi i tillë lë hapësirë që të mendohet se prej në fillim Greqinë do ta nxjerrin në situatë të keqe, duke i ofruar që të vendos veto vendimit të këtillë, nëse nuk e zgjidh çështjen e emrit.

Cipiras vet ka theksuar para Gruevskit dhe para Kerit, i cili ka qenë i obliguar ta “mat” pulsin e Qeverisë së Maqedonisë për zgjidhjen e çështjes së emrit, se Greqia nuk ka qëllim të bëjë lëshime dhe të lejojë që Maqedonia t’i bashkëngjitet Aleancës, nëse nuk gjendet një kompromis për emrin. Kryeministri grek, sipas “Etnos”, ka kërkuar që SHBA t’i rekomandojë Gruevskit që ta ndërrojë qëndrimin e fortë, sepse pa i dhënë dritë jeshile dhe pa mbështetjen e Greqisë, Maqedonia nuk ka asnjë perspektivë në organizatën ndërkombëtare.

“Në nëntor do të shihet se a ka arsye  që të merremi me këtë çështje dhe të japim propozime të reja”, ka deklaruar Cipiras sipas informatave të gazetës, edhe pse ka thënë që Greqia ka vullnet për t’u gjetur një kompromis.

Kryeministri grek, ka shtuar se nëse shihet se shteti stabilizohet dhe mbaron kriza politike, atëherë Greqia mund të fillojë që të jep propozime të reja, por derisa punët janë ndryshe, nuk sheh arsye që të angazhohet që prej në fillim t’i refuzojnë vazhdimisht propozimet greke.

Për mendimet greke, Keri është përgjigjur me vullnet të rishikohen qëndrimet e Maqedonisë dhe të kryhet trysni edhe në Shkup që të dyja palët t’i japin një mundësi të re për bisedimet apo për arritjen e një kompromisi.

Sipas informatave , Cipiras vlerëson se qëndrimet e Gruevskit janë nacionaliste dhe patjetër duhet të largohen që të arrihet deri te kompromisi. Ankthi i Greqisë nga pozitat e Gruevskit nuk është zvogëluar edhe pas fjalimit të kryeministrit Gruevski në New York, të cilin partia djathtiste “Partia e Re”, e ka vlerësuar si provokim të ri dhe qëndrim de konstruktiv në vend vullnet për kompromis me palën maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button