Kryeministri, dhe liderët politik urojnë festën e Bajramit

Telegrame urimi drejtuar muslimanëve të Maqedonisë me rastin e festës së Kurban Bajramit kanë drejtuar kryeministri Nikolla Gruevski, presidenti Gjorge Ivanov si dhe liderët politk shqiptar.

“Humanizmi dhe mëshira mes njerëzve të cilët janë traditë shekullore në këtë hapësirë dhe të cilët janë karakteristikë e kësaj feste, le të vazhdojnë edhe këtë vit. Ndarja dhe falja midis bashkësive, të afërmve të tyre, miqve dhe bashkëqytetarëve, pa dallim të fesë, kombësisë ose përkatësisë tjetër, le të jetë edhe ky vit simbol i respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit midis njerëzve. Këto janë vlera të cilat çdoherë e kanë shkurtuar shoqërinë tonë, vlera të cilat i kanë themeluar paraardhësit tanë, vlera të cilat në mënyrë të palodhshme i kemi ndërtuar ndër vite dhe të cilat jam i sigurt që edhe në të ardhmen do t’i kujdesim dhe festojmë në vebdin tonl”, thuhet në urim. 

“Me ndjenja të sinqerta për nderimin e festës së madhe, do të doja T’u dëshiroj ditë të bukura festive, shumë shëndet, humanitet, fat dhe bereqet”, qëndron në urimin e kryeministrit Gruevski.

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov
“Pranoni urimet e sinqerta për Kurban Bajramin, dëshiroj që ta kaloni me shëndet të mirë, lumturi dhe harmoni. Le të jetë manifestimi i sivjetëm në frymën e solidaritetit ndihmesës dhe kujdesit. Edhe këtë Kurban Bajram le ta shtrijmë dorën dhe të jemi dorëdhënë ndaj më të varfurve dhe ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë” thuhet mes tjerash në urimin e presidentit.

Urimi i Ali Ahmetiti, BDI
“Shpresoj që ky urim do të arrij deri tek të gjithë ju, të dashur besimtar dhe nëpërmjet të këtyre rreshtave dua t’i shpreh dëshirat dhe uratat më të mira për ju, familjet e juaja si dhe kombin shqiptar në këto ditë feste kur ne bëhemi bashkë, ashtu siç duhet të jemi përgjithëmonë. 

Kurban Bajramit na fton që të përqafojmë vlerat hyjnore dhe njerëzore për dashuri midis njëri tjetrit, paqë, bëmirësi dhe tolerancë. Janë pikërisht festat fetare që frymëzojnë më të mirën tek ne dhe na përkujtojnë që të tillë duhet të jemi në çdo çast të jetës sonë. Uroj që kjo festë e Kurban Bajramit të ju gjejë të gjithë juve pranë familjeve tuaja, në shëndet dhe mirëqenie, mbarësi e begati” thuhet në urimin e Ahmetit.

Urimi i Menduh Thaçit, PDSH
Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit. 

“Në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë le të mbizotërojë solidariteti, paqja, toleranca dhe respekti. Kurban Bajrami është festë e përkushtimit, moralit dhe devotshmërisë. Në emrin tim personal dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, të gjithë besimtarët myslimanë iu uroj festën e Kurban Bajramit duke ju dëshiruar shëndet, mirëqenie dhe mbarësi”, thuhet në urimin e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Urimi i Rufi Osmanit, RDK
Kryetari i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Rufi Osmani të gjithë besimtarët myslimanë në Republikën e Maqedonisë i uroi me rastin e festës së madhe Kurban Bajrami me dëshirat më të mira për shëndet, lumturi dhe mirëqenie. 

“Të nderuar besimtarë të besimit islam, kjo ditë e shënuar te secili besimtar mysliman frymëzon ndjenjën e përulësisë ndaj të Plotfuqishmit, shprehjen e forcës së besimit dhe adhurimit ndaj Tij, si dhe çlirimin e shpirtit nga vështirësitë e jetës së përditshme dhe padrejtësisë njerëzore”, qëndron në urimin e Osmanit. 

“Në këtë ditë të madhërishme të shprehjes së besimit dhe të sakrificëss por dhe të një çasti kremtimi për të gjithë besimtarët myslimanë, kur shtohet dhe forcohet më shumë ndjenja e humanitetit, solidaritetit, bamirësisë dhe mëshirës, uroj që të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të punojmë për një të ardhme sa më të mirë për kombin tonë”, thekson ai në urim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button