Osmani: Fragmentimi i skenës politike shqiptare i dëmshëm

Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së  inkurajon “Unitetin” dhe partitë e tjera opozitare që të formojnë bllok opozitar dhe të shmangin ndarjen e votës.

“Ne nuk mund të pengojmë asnjë anëtar të BDI-së i cili mendon se në një subjekt të ri mund të realizohet ose të realizojë më shumë. Në BDI nuk ka përçarje, BDI-ja është më kompakte se kurrë. Ashtu siç thanë edhe nismëtarët, bëhet fjalë për një subjekt të ri. Ajo çfarë pengon është fragmentimi i skenës politike shqiptare, ku shqiptarët do të dalin të përçarë në zgjedhje dhe e dobëson pozicionin e tyre në shtet. Andaj ne nuk jemi kundër partive të reja. Ne jemi kundër asaj që ata të dalin të ndara dhe të përçara në zgjedhje dhe me këtë ne i nxisim që ata të bashkohen në një bllok dhe të dalin me një listë të përbashkët”, tha Osmani për Alsat-M.

Dje u bë shpallja zyrtare e partisë “Uniteti” që kryesisht përbëhet nga ish pjesëtar të strukturave të ndryshme në BDI.

Lajme të ngjashme

Back to top button