Vazhdojnë donacionet për Tetovën

Edhe pse kanë kaluar dy muaj nga vërshimet e mëdha që prekën Tetovën dhe fshatrrat përret, ende vërehen pasojat katastrofale që solli ky vërshim. Një nga këto pasoja është edhe rruga e lagjes së Epërme në Reçic të Madhe e cila ende vazhdon të jetë e paasfaltuar dhe me dëmtime të shumta. Në ndihmë të kësaj lagjeje ka dalë sot kompania Iseni nga Kërçova e cila ka sjellë katër maune me pllaka begatoni për meremetimin e tërësishëm të kësaj rruge, njofton Portalb.

Pronari i kompanisë, Sejdi Iseni për Portalb tha se kompania e tij ka ndihmuar gjithnjë ku është dashur të ndihmojë dhe se me shumë dëshirë do të ndihmojë edhe në rregullimin e kësaj rruge të Reçicës së Madhe.

Për komunën e Tetovës dhe banorët e kësaj lagjeje donacioni i sotëm ka rëndësi të madhe sidomos kur dihet se kjo lagje e pësoi më së keqi, ata kështu kanë falenderuar kompaninë për këtë donacion.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe deputeti Xhevat Ademi i cili tha që pronari i kompanisë Sejdi Iseni ka qenë çdoherë i gatshëm për të ndihmuar Tetovën por ajo që u pa më e arrsyeshme ishte ndihma e këtij lloji sepse Tetova dhe vendet tjera të dëmtuara janë ndihmuar shumë në mënyra të tjera.

Edhe profesor Musli Musliu e përkrah këtë donacion duke falenderuar pronarin e kësaj kompanie për këtë gjest human, njofton Portalb.

Tetova dhe shumë fshatra përreth pësuan dëme të mëdha me rastin e vërshimeve të tre gushtit ku shumë aktivitete u ndërrmorën për të ndihmuar në mënyra të ndryshme banorët e vendeve që u prekën nga kjo fatkeqësi natyrore, me theks të veçantë Shipkovica ku përveç dëmëve materiale pati edhe viktima në njerëz.

Afërdita Abdiu

Lajme të ngjashme

Back to top button