Pakomak i dhuroi kamion dhe kontenjerë komunës së Tetovës

Me qëllim të zgjidhjes sistematike të problemit me kontrollin e mbeturinave në Tetovë, kompania Pakomak sot i dha donacion komunës së Tetovës një kamion për pastrimin dhe grumbullin e mbeturinave dhe 20 kontenjerë për grumbullim selektiv të plastikave dhe kanaqeve. 

Me këtë qëllim, drejtori ekzekutiv i kompanisë Pakomak, Filip Ivanovski, në hapësirat e ndërmarrjes Higjiena Komunale në Tetovë, në mënyrë solemne ua ka dhënë çelësat e kamionit dhe kontenjerët kryetares së komunës së tetovës, Teuta Arifi si dhe drejtorit të ndërmarrjes Xhelal Ceka. 

Bëhet fjalë për fillimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanisë Pakomak dhe komunës Tetovë me qëllim që të menaxhohen në mënyrë më efikase mbeturinat në Tetovë, problem që me vite të tëra ishte në majën e listës së problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët. 

“Si kompani me përgjegjësi ndaj shoqërisë e cila ka angazhime profesionale për t’i menaxhuar mbeturinat konsiderojmë se të gjithë ne mund të kontribuojnë më shumë ndaj higjienës dhe sjelljes ekologjike. Shëndeti ndaj qytetarëve, posaçërisht krijimi i një ambienti të pastërt dhe të shëndetshëm për fëmijët tanë është edhe obligim moral i yni. Ky donacion pjesërisht do të sjellë drejt përmirësimit të gjendjes në këtë rajon, por shpresojmë se do të jetë edhe një nxitje e fuqishme edhe për subjektet e përgjegjshme shoqërore që t’i bashkëngjiten zgjidhjes të këtij problemi. Shpresojmë që ky bashkëpunim do të thellohet dhe se do të fillojmë bashkëpunim edhe me shkollat në Tetovë, si dhe procesi për selektimin e hedhjes së mbeturinave dhe reciklimin e tyre do të jetë në nivel më të madh në këtë rajon”, tha Filip Ivanovski, drejtor ekzekutiv i Pakomak-ut.

Lajme të ngjashme

Back to top button