Etno-kryeministrat e shtetit multietnik

Kapixhiku nr.154, e hënë, 14 tetor

Arsim Zekolli, kolumnë- “Vjeshta e Patriarkëve”, Utrinski Vesnik
Dy etno-kryeministrat, Gruevski dhe Ahmeti, kanë përgjegjësi direkte për rrënimin de-fakto të integritetit të brendshëm të vendit të cilin e përfaqësojnë. Secili me argumentet dhe përrallat e tij politike, por me një epilog i cili lehtë njihet nga çdo vëzhgues- metastazë për ndarje e iniciuar nga maja e tatëpjetë.

Daut Dauti, kolumnë-“ Dy dioptri për kryengritje shqiptaro-maqedonase!”, Dnevnik
Ajo që duhej ti ofrohet publikut një pasqyrë pozitive për kryengritjen e shtatorit të vitit 1913, praktikisht u pasqyrua si një skandal dhe incident. Për Kryengritjen e Ohrit-Dibrës mediumet lajmëronin nëpërmjet  mbledhjes së dioptrisë shqiptaro-bullgare, në të cilin nuk morrën pjesë historikët maqedonas.

Erol Rizaov, kolumnë-“Fytyra të dyshimta”, Utrinski Vesnik
Si që rriten problemet e pushtetit, ashtu në mënyrë dramatike rritet edhe numri i fytyrave të dyshimta. Si që dalin në pah të gjitha interesat e parealizuara strategjike të shtetit dhe qytetarëve, ashtu i gëlltit terri zbuluesit e kësaj të vërtetë të dhimbshme.

Katerina Neshkova, koment-“ Së pari librezë anëtarësie nga LSDM, mandej vjedh”, Dnevnik
LSDM përsëri len përshtypje se mbron njerëz të dyshuar për krim, pa pritur të mbarojë procedura ligjore. Reagimi i parakohshëm për një rast të nivelit më të lartë, duke bllokuar dialog të rëndësishëm politik, vetë hedh edhe një dyshim se LSDM  akoma me arrogance e vendos interesin partiak para institucioneve.

Dimitar Grumar, kolumnë- “Megafonë dhe tuturutka”, Dnevnik
Pa konkurrencë, kundër shprehjes së urrejtjes më së shumti flasin dhe shkruajnë gazetarët. Të njëjtit, për fat të keq, më së shumti flasin, shkruajnë dhe shprehen me shprehje urrejtjeje.

Risto Damjanovski, kolumnë-“ Triumf i heroizmit dhe patriotizmit”, Utrinski Vesnik
Me fillimin e kryengritjes dhe fitores mbi fashizmit, gjenerata e popullit maqedonas në ato rrethana historike e arriti maksimumin të cilin atëherë ishte i mundshëm të arrihet.

Aljosha Simjanovski, kolumnë-“Mediumet- monstra semantike njëqind-krerëshe”, Utrinski Vesnik
Në botën e zhvilluar të mediumeve jetohet ose vdiset sipas asaj se si dhe sa i shërbehet bashkësisë së gjërë dhe sipas shkallës së besimit që e gjenerojnë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button