Ceremoni për 104 haxhinjtë iranianë që humbën jetën në incidentin në Mina

Presidenti iranian tha se nëse përcaktohet se në këtë rast disa zyrtarë kanë faj duhet të dihet se  kurrë nuk do të heqin dorë nga gjaku i haxhinjve. Presidenti iranian në fjalimin e tij në aeroportin Mihrabad, ku u mbajt një ceremoni për 104 haxhinjtë iranianë që humbën jetën në rrëmujën e ndodhur në Mina përsëriti kërkesën e tij për krijimin e një “komisioni për hetimin e së vërtetës”.

Ruhani theksoi: “Gjuha që përdorëm në këtë rast ishte gjuha e vëllezërisë dhe e etikës. Në disa moment u përdor edhe gjuha e diplomacisë. Nëse ka nevojë Irani do ta përdore edhe gjuhën e focës”.

Në ceremoni morën pjesë kryetari i parlamentit Ali Larixhani dhe Kryetari i Gjykatës Sadëk Larixhani dhe një numër i madh të deputetëve dhe komandatëve të lartë ushtarak.

Irani kishte shpallur numrin e haxhinjve të vdekur në Mina 465.

Lajme të ngjashme

Back to top button