Monarkët në Demokraci

Monarkët në demokraci asnjëherë nuk do ta gjejnë rrugën e suksesit. Sepse, demokracia është sistem i kundërt nga mënyra e tyre. Jo të duhurit çorodisin sistemin. Për shoqërinë tonë ky nuk është vetëm mendim, është fakt i përjetuar.

Në një sistem demokratik, asnjëherë nuk guxon të ndodh të merren vendime në mënyrë monarku. Gjithashtu e përjetuar nga shoqëria jonë. Të pranosh këshillat nuk është fyerje, fyerje dhe dëm është të mësosh nga pësimi. Ndërsa, monarkët në demokraci edhe me pësim mburren, vetëm që të mos pranojnë këshilla. E metë e dhimbshme! E metë që humb shpresën!

Duke shkelur parimet bazë të demokracisë akuzojnë(në mënyrë demokratike) për mungesë alternative (nga rivalët politik). Alternativë përmendin atëherë kur është koha të tërhiqen, atëherë kur alternativë është tërheqja nga hapat e pa menduar.

Të pa arsyeshëm! Vazhdimisht e dëshmuan të njëjtën, arbitraritet, ngecje në shtyllat bazë të ndërtimit të shtetit, zvogëlim territorial, zbehje e sovranitetit…… Prandaj përveç një “optimisti” pa qëllim, kush tjetër mund të pret ndryshim pozitiv, përkundër dëshmive të panumërta për të kundërtën e të mirës. Pritja e tillë është jo sinqeritet ndaj vetes. Mënyra e tyre u hap rrugë atyre që vetes ia kanë mbyllur rrugën, ndërsa mbyll rrugët e hapura të qytetarëve të tyre. A e përcaktoi vet populli fatin, duke qëndruar besnik ndaj atyre që vazhdimisht rezultuan monark në demokraci, apo u shfrytëzua sinqeriteti i popullit?

Lajme të ngjashme

Back to top button