Mijallkov s’është funksionar dhe ka fituar pasaportë diplomatike?!

Kushëriri i kryeministrit Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov, ka dhënë dorëheqje nga detyra si drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim më 12 maj të këtij viti, dy ditë pas ndodhive të Kumanovës, gjegjësit pesë ditë para protestave masovike antiqeveritare të cilat janë organizuar pas publikimit të shumë “bombave” të opozitës, nga bisedat e përgjuara në të cilat ai ka qenë një ndër rolet kryesore në to.

Nga atëherë, funksionin e vetëm të cilin e ka kryer Mijallkov ka qenë anëtar i Komisionit Ekzekutiv në VMRO-DPMNE.

Portali maqedonas, Libertas, e ka siguruar një kopje të pasaportës diplomatike të Sasho Mijallkovit, të cilit i është dhënë para tre ditëve, të martën më 29 shtator në Ministrinë për Punë të Jashtme. Pasaporta është me afat deri më 28 shtator të vitit 2020, ndërkaq është e çuditshme se si funksion i bartësit të pasaportat i është shkruar se është ekspert.

Nuk dihet se për eksperti bëhet fjalë, ndërkaq në vazhdim lexoni nenet 9 dhe 10 të Ligjit për pasaportat e Republikës së Maqedonisë në të cilat qartë shihet se kush mund të posedojë pasaportë diplomatike.

Neni 9

Pasaporta zyrtare dhe diplomatike janë dokumente të cilat u jepen bartësve të zyrtarëve publik, zyrtarëve shtetëror dhe të punësuarve në organet shtetërore, për shkak të udhëtimeve jashtë shtetit dhe sigurimin e mbrojtjes gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, në përputhshmëri me të drejtën ndërkombëtare. Pasaporta zyrtare dhe diplomatike mund të përdoret vetëm nëse ka vizë. Pasaporta zyrtare dhe diplomatike është në pronësi të Republikës së Maqedonisë.

Neni 10

Pasaporta diplomatike u jepet personave të emëruar dhe të zgjedhur, nëpunësve të lartë shtetërorë dhe nëpunësve të lartë të punësuar në organet shtetërore; nëpunësve shtetëror në zyrat diplomatiko-konsulare të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit; nëpunësve të Ministrisë së Jashtme të cilët kryejnë punë dhe detyra diplomatiko-konsulare dhe kanë status diplomatik; përfaqësuesve ushtarak të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit të cilët janë status diplomatik; personave të cilët me vendim të Qeverisë së Maqedonisë shkojnë për punë në organizata ndërkombëtare në detyrë të funksionarit të nivelit diplomatik në ato organizata, korrierëve diplomatik, Pasaportë diplomatike mund t’u jepet edhe personave të cilat janë familje e ngushtë e personit të paragrafit 1 të këtij neni, kur të njëjtët jetojnë bashkë me të jashtë vendit, gjatë kohës së misionit diplomatik

Lajme të ngjashme

Back to top button