Fyle: Kohë e duhur për formimin e G6

Eurokomisari për zgjerim Stefan Fyle e ka vlersuar idenë për formimin e grupi të gjashtë shteteve të Ballkanit-Perëndimor, si cilësore dhe ide në kohën e duhur me të cilën parashikohet formimi i parlamentit dhe policisë të Ballkanit perëndimor,  njofton gazeta serbe “Danas”. 

Për ketë qëllim është nënshkruar dokumenti për themelimin e lidhjes rajonale e cila ka ndodhur në prill të këtij viti në Strasburg gjatë takimit joformal të shefave të diplomacisë, në të cilën ka marrë pjesë edhe Fyle dhe sekretari gjeneral për Këshillin rajonal të bashkëpunimit Gorna Svilanoviq. 

Sipas Podgoricës zyrtare, koncepti i bashkëpunimit në të cilën do të merrnin pjesë Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Serbia, ka për qëllim që vendet e Ballkanit perëndimor ta zhvillojnë dhe avansojnë bashkëpunimin kështu që do t’i angazhojnë dhe valorizojnë resurset dhe qëllimet për integrime europiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button