Erdogan thirrje sektorit publik dhe privat për investime të përbashkëta

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të premten bëri thirrje për partneritet publik-privat në lidhje me investimet shumë të nevojshme në infrastrukturë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij gjatë konferencës ministrore të G20-ës në Stamboll, Erdoğan kërkoi nga sektori privat të bashkëpunojë ngushtë me sektorin publik.

“Sektorët publik dhe privat duhet të bashkëpunojnë për të përmbushur financat e nevojshme për investimet globale në infrastrukturë” tha Erdogan.

Ai tha se botës i nevojitet të investojë mes  70 dhe 90 trilion dollarë për infrastrukturë deri në vitin 2030, në mënyrë që të arrijë rritje të qëndrueshme, ndërsa shtetet e zhvilluara duhet të shtojnë 1.5 trilion dollarë në vit.

“Nevojitet përpjekje e re dhe mentalitet i ri bashkëpunues në mënyrë që të arrihet kjo” ka shtuar Erdoğan.

Presidenti i Turqisë tha se përmirësimi i besimit te sektori privat lidhur me investimet e tilla është i rëndësishëm, dhe bëri thirrje që institucionet financiare të lehtësojnë qasjen për investitorët.

Shtetet e G20-ës kanë caktuar targetin  2.1 për qind rritje deri në vitin 2018, në takimin i cili do të mbahet në Australi, ndërsa qëllimi është të shtojnë 2 trilion dollarë në GDP-në globale.

Erdoğan tha se pritjet e tij janë të arrihet targeti global, nëse implementohen strategjitë e dakorduara.

Presidenti turk, poashtu bëri thirrje për rritje të investimeve infrastrukturore në energjetikë sepse siç tha vonesa, do të ndikojë në sigurinë e energjisë.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtar për Energjinë deri në vitin 2035 është i nevojshëm investim energjetik në vlerë prej 48 trilion dollarë, tha Erdoğan.

Lajme të ngjashme

Back to top button