Prokuroria e Parisit nis hetim paraprak ndaj Volkswagen-it

Prokuroria e Parisit ka nisur një hetim paraprak pas daljes në pah se janë kryer “manipulime” në testimet e emetimit të gazrave në automjetet e Volkswagen-it, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet  nga gjyqësori francez njoftojnë se prokuroria e Parisit mbi dyshimet “për mashtrime në vlerat e emetimit të gazrave të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin” ka nisur një hetim paraprak ndaj VW.

Ministria e Mjedisit në Francë më parë kishte njoftuar se do të hetonte nëse automjetet tejkalonin apo jo kufirin e ligjshëm të emetimit të gazrave. Ndërsa theksohet se autoritetet e VW kishin pranuar se me kishin luajtur vlerat e emetimit të gazrave për afërsisht 1 milionë automjete të shitura në Francë.

Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) në SHBA më 18 shtator kishte njoftuar se për shkak të manipulimit të programit në testimin e emetimit të gazrave në disa automjete diesel të shitura në SHBA ishte ndotur mjedisi me 40 herë më shumë nga standardet e lejuara.

EPA duke vënë në dukje se nga manipulimi në fjalë ishin ndikuar afërsisht 482 mijë automjete, kishte njoftuar se ndaj VW mund të merrej vendim për gjobitje dhe për masa parandaluese.

Pas skandalit drejtuesi i lartë i VW, Martin Winterkorn pati dhënë dorëheqjen, ku dhe drejtuesit e kompanisë kishin njoftuar se nga ky manipulim ishin prekur 11 milionë automjete me motor diesel në të gjithë botën dhe për të mbuluar këto dëme kompania vendosi në buxhet afërsisht 6.5 miliardë dollarë.

Edhe kompania Audi e cila ndodhet në të njëjtin grup me VW kishte njoftuar se 2.1 milionë automjete me motor diesel ishin prekur nga kjo situatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button