Kuvendi duhet të vazhdojë seancën e 67­-të

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë seancën e 67­-të, në të cilën ka më shumë vendime ligjore në lexim të parë.

Deputetët duhet t’i shqyrtojnë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kadastër të patundshmërive, të Ligjit për vlerësim, të Ligjit për ndërmjetësim, të Ligjit për ekspertizë, të Ligjit për gjykatës dhe prokurorë publikë.

Në rend dite janë edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për veprim me parashtresa dhe propozime, të Ligjit për menaxhim elektronik, të Ligjit për komunikime elektronike, të Ligjit për vendosje të sistemit për menaxhim dhe cilësinë dhe kornizën e përbashkët për vlerësim të punës dhe dhënies së shërbimeve në shërbim shtetëror, të Ligjit për mbikëqyrje inspektoriale, të Ligjit për inspektim administrativ, të Ligjit për gjah, të Ligjit për peshkim dhe akuakulturë, të gjitha në lexim të parë.

Në seancë duhet të debatohet edhe rreth Propozim buxhetit për ekzekutim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2016, me procedurë të shkurtuar, si dhe rreth disa vendimeve ligjore të parashtruara nga deputetë nga partitë e opozitës, njofton MIA.

Lajme të ngjashme

Back to top button