Rama shtron darkë për 5 ambasadorët e vendeve arabe
Kryeministri Rama ka shtruar një darkë me ambasadorët e vendeve arabe në Tiranë. Të pranishëm në këtë darkë kortezie ishin ambasadorët e Arabisë Saudite, Katarit, Libisë, Egjiptit dhe Kuvajtit.
Në këtë darkë ishin të ftuar edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zv.kryeministri Niko Peleshi, por dhe teologu Ermir Gjinishi, i cili prej disa muajsh bën dhe këshilltarin e Edi Ramës. /albeu