Merkel: Situata në Siri mund të jetë më e keqe sesa në Srebrenicë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk pajtohet me propozimin e Turqisë për formim të zonës së sigurisë për refugjatët në veri të Sirisë.

Ajo konsideron se ekziston rrezik nga ndonjë masakër e cila do të ishte më e keqe se ajo që ndodhi në Srebrenicë.

Franca njoftoi se me partnerët e saj gjatë ditëve të ardhshme do të bisedojë për propozimin e Turqisë dhe anëtarët e opozitës siriane për formim të zonës së sigurisë në Sirinë veriore, por Merkel nga Berlini shprehi shqetësim për këtë propozim dhe tampon zonën e këtillë.

“Nëse nuk mundemi të garantojmë siguri atëherë situata mund të jetë më e keqe sesa në Srebrenicë”, deklaroi Merkel. Ajo shton se forcat e Shtetit Islamik mund ta rrezikojnë zonën e sigurisë.

Në Turqi nga Siria kanë mbërritur më shumë se 1,8 milionë refugjatë dhe për këtë arsye autoritetet turke angazhohen për formim të zonës së sigurisë me ndalesë për fluturime në pjesën veriore të Sirisë e cila do të ishte e mbrojtur nga sulme të SHI-së dhe militantët kurdë.

Lajme të ngjashme

Back to top button