EKSKLUZIVE: “Uniteti” të shtunën del publikisht në skenën politike

Portalb mëson se të shtunën ora 11, në Hotel Aleksandar Palace- Shkup, subjekti i ri “Uniteti” do të mbajë konferencë për shtyp në lidhje me ecuritë e punës si subjekt politikë.

Lajmin për Portalb e ka konfirmuar deputeti Zylfi Adili, i njohur në opinion me nofkën Komandant Qufa.

“Të shtunën në konferencë për shtyp do të ju informojmë rreth ecurive të punës dhe do të shpalosim një pjesë të platformës”, tha për Portalb Adili.

Deputeti aktual i BDI-së pat paralajmëruar se në BDI po inicohen reforma, por se puna po shkon vështirë dhe me pengesa nga struktura e vjetër e BDI-së.

“Koha do të dëshmon se kush do të jetë në radhët tona. Në princip këtu duhet të jenë njerëz të cilët janë të pastër, qofshin BDI apo jo, njerëz që punojnë për interesat e popullit si dhe për ndryshime konceptuale, si ndryshimin e Kushtetutës e kështu me radhë”, pat thënë Adili.

Subjekti i ri “Uniteti” doli si rezultat i mossuksesit të reformave brenda Bashkimit Demokratik për Integrim.

Lajme të ngjashme

Back to top button