Vritet udhëheqësi i tifozëve të Partizanit në Serbi

Mbrëmë rreth orës 20:05, është qëlluar për vdekje Aleksander Joksiç  34 vjeç , njëri nga mbështetësit kryesorë të klubit futbollistik Patrizan në Serbi.  Rasti i vrasjes kishte ndodhur kur një person ende i panjohur për policinë e qëlloi viktimën me disa të shtëna me armë zjarri në kokë dhe në gjoks.

Vrasja ndodhi  para ndërtesës ku ai jetonte, në rrugën Michael Petroviç në Beograd, ndërsa viktima ka vdekur në vend, të ketë konfirmuar për ” Blic” Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë.

Vrasja ndodhi para ndërtesës dhe autori ende mungon .

Bëhet e ditur se viktima Aleksander Joksiç  ka qenë po ashtu udhëheqës i njërit ndër nën-grupet e tifozëve të quajtur “Young Boys” që vepron në kuadër të tifozerisë së Partizanit.

Viktima Aleksander Joksic, kishte qenë i dënuar me 14 muaj burgim si pasojë e përfshirjes në një rrahje me sigurimin e stadiumit kohë më parë.

Po ashtu vlen të theksohet se njëri ndër udhëheqësit e tifozëve të klubit tjetër Crvena Zvezda nga Novi Sadi, Aleksander Roganoviç  21 vjeç, ishte qëlluar për vdekje dy javë më parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button