LR-PDSH: Marrëveshja e Ohrit me afat të skaduar

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga anëtarja e Kryesisë Qendrore Besa Kadriu, u dha qëndrimi i Lëvizjes për idenë e analizës së Marrëveshjes e Ohrit si dhe për numrin minimal të shqiptarëve të përzgjedhur në ekipin e prokurores Speciale.

Kadriu tha se Marrëveshja e Ohrit është tashmë e skaduar i pasojë e pafuqisë politike të shqiptarëve në këtë vend, ndërsa kërkoi nga prokurorja speciale dhe sidomos nga prokurorët shqiptar në ekipin e saj të hetojnë rastet ku janë e krimit dhe korrupsionit të politikanëve shqiptar.

“Marrëveshja e Ohrit ka bërë 14 vite të nënshkrimit dhe 10 vite të skadimit, në fakt paraqet jo vetëm skadimin e saj por edhe skadimin e partisë shqiptare në pushtet BDI. Gjatë gjithë këtyre viteve kjo parti gënjeu shqiptarët se do të realizojë MO, në fakt u dëshmua se ky ishte vetëm një trik elektoral për të fituar vota. Tani po shfaqet ideja për analizën e Marrëveshjes së Ohrit pikërisht nga BDI që ishin aq të paaftë për të realizuar atë”, tha Kadriu.

Ndërkaq nga ana tjetër, tha ajo, po arrihet një marrëveshje “intime” e paqartë për shqiptarët e cila rezultoi sot me zgjedhjen e vetëm 4 shqiptarëve në ekipin e prokurores Speciale.

“Jo vetëm që flitet për juristë shqiptar pa përvojë, por nga 14 anëtar vetëm 4 janë shqiptar, që tregon qartazi pafuqinë politike të shqiptarëve në këtë vend. LR-PDSH edhe më herët mbajti qëndrimin që në ekipin e Prokurores Speciale shumica duhet të jenë shqiptar, duke ditur ndarjen politike në vend në dy tabore etnike, dhe duke marrë për bazë nacionalitetin e Prokurores Speciale. Kërkojmë nga prokurorët shqiptar në ekipin e Janevës të merren me politikanët shqiptar, respektivisht të shqyrtojnë dhe të bëjnë publike rastet ku krerët e partive politike shqiptare janë të futur thellë në krim dhe korrupsion”, thuhet në reagimin e LR-DPSH-së.

Sipas LR-PDSH-së, përgjegjësi duhet tu kërkohet pikërisht këtyre politikanëve që dhjetëra vite me radhë patën prioritet korrupsionin dhe jo implementimin e MO-së.

Në ekipin e Janevës janë: Artan Ajro, BajramRustemi, Gavrill Buvevski, Darko Jakimovski, Elizabeta Jakimovska, Lejla Kadriu, Lençe Ristovska, Lile Stefanova, Lubomir Lape, Mare Gjorgjeva, Snezhana Bundalevska, Stevço Donçev, Trajçe Pelivanov dhe Fatmir Fetai dhe Trajçe Pelivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button