Zbulohet vajza që i publikoi fotot intime, Prifti: Do të reagoj pasdite

Një vajzë me emrin Mimosa Paradiso ka publikuar në faqen e “Nisma Thurrje” dy fotografitë e Dritan Priftit, që janë shkëputur nga një video e regjistruar prej tij, katër vjet më parë.

“Nisma Thurje”, në një sqarim të saj në faqen e Facebook-ut shkruan se fotot pasi janë publikuar nga emri i gruas më pas janë fshirë nga ajo.

“Një person me emrin Mimosa Paradiso, ka postuar para një orë dy foto në faqen tonë dhe po vetë i ka fshirë më pas këto foto. Sqarojmë se në asnjë moment ne nuk kemi qenë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë loje politike-banale të cilat i neverisim. Nisma Thurje gjithmonë do t’i qendrojë perballë politikës me shifra, fakte dhe argumente. Ky është dhe do të mbetet misioni ynë. Jeta personale e politikanëve nuk na intereson dhe nuk do të na interesojë asnjëherë. Kushdo mund të postojë foto në murin e vënë në dispozicion për qytetarët dhe mbanë pergjegjësi për përmbajtjen e tyre”, thuhet në reagimin e Nismës.

Duke kërkuar në Facebook me emrin Mimosa Paradiso, nuk del asnjë llogari, çka tregon se fotot pasi janë fshirë, njëkohësisht edhe është fshirë edhe llogaria në rrjetin social.

I kontaktuar nga Panorama Online, vetë Dritan Prifti tha se “Do të kem një reagim zyrtar, sot pasdite për këtë çështje”.

Një ditë më parë ai u tregua i gatshëm të vinte në dispozicion të Prokurorisë dokumente që vërtetojë se paratë që ka marrë Kastriot Ismailaj, me DIA­-n përmes CEZ-së kanë shkuar për llogari të fushatës së LSI­-së dhe deputetit Agron Çela.

Foto nga Nisma

Back to top button