Parlamenti rus i jep miratimin Presidentit Putin, do dërgohet ushtri me mision në Siri

Dhoma e lartë e Parlamentit rus, e njohur ndryshe si Këshilli Federativ, ka votuar në mënyrë unanime për t’i dhënë miratimin Presidentit Vladimir Putin, për të dërguar ushtrinë me mision në Siri.

Bëhet fjalë për vetëm për sulme ajrore dhe jo për dërgimin e trupave tokësore. Presidenti rus, Putin kërkoi më herët ndaj Dhomës së lartë të Parlamentit të merrte në konsideratë përdorimin e forcës ushtarake përtej kufijve të vendit. Kremlini, fillimisht u ndal në mosdeklarimin e vendit se ku do të dërgohej me mision ushtria, por Rusia i ka dhënë prej javësh sinjalet e një pranie gjithnjë e më të madhe ushtarake në Siri, ku kërkon të mbështesë forcat qeveritare të Presidentit Bashar al-Assad.

Lajme të ngjashme

Back to top button