Beqaj: Edhe opozita është shkaktare e këtij mjerimi

Politologu Belul Beqaj konsideron se opozita e kanë në fokus shkarkimin e Isa Mustafës, që sipas tij, është nënshkruesi kryesor i marrëveshjeve të arritura me Serbinë, në Bruksel.

Beqaj në një bisedë për Indeksonline vlerëson se opozita gabon rëndë nëse protestat do t;i shndërronte në instrument të dhunës.

“Kosova është shumë larg shtetit funksional prandaj ka shumë arsye për to. Por, shndërrimi i protestave dhe demonstratave në instrumente të dhunës do të ishte gabimi më i madh , pavarësisht se a do të kërkohet shkasi nga demonstruesit apo pushteti i instrumentalizuar”, ka thënë Beqaj për Indeksonline.

Opozita, sipas Beqajt, e sidomos AAK dhe NISMA Asociacionin dhe demarkacionin e kanë vetëm si mbulesë politike.
“Opozita në fokus e ka ,me plot arsye, shkarkimin e kryeministrit mashtrues, ndërsa Asociacionin dhe demarkacionin e kanë si shkasë dhe mbulesë të mirë politike, veçmas AAK dhe Nisma”, ka thënë Beqaj.

Beqaj mendon se opozita mund të arrijë të krijojë një qeveri teknike deri në përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Maksimumin që mund të arrijë opozita është krijimi i një qeverie teknike deri në përgatitjet zgjedhjeve të jashtë zakonshme me shprese së do shtyhen disa procese siç është funksionalizimi i Gjykatës dhe asociacionit…”, ka thënë Beqaj.

Sipas tij, kosovarët kanë shumë arsye për të protestuar, jo vetëm për Asociacionin e demarkacionin, por për mjerimin, e siç thotë ai, prandaj nuk mund të parashikohen sjelljes e masës, pikërisht kur organizatorët e demonstrative kohë më parë kanë qenë bashkë shkaktarë të gjendjes aktuale në vend.

“Në Kosovë është shtresuar me vite pakënaqësia, disa kategori sociale kanë shkasë të mjaftueshëm për të demonstruar jo vetëm sa i përket Asociacionit dhe përkufizimit me Malin e Zi, por para se gjithash mjerimit dhe ndjenjës së asnjë punë nuk mund të kryhet normalisht por vetëm duke abuzuar në institucione ..Vështirë është të parashikohen sjelljet politike kur krijohet një masë me shumë shkaqe të pakënaqësisë…dhe me organizator të demonstratave që kohë më parë kanë qenë vet bashkë shkaktarë i kësaj gjendje”, ka thënë ai për Indeksonline.

Sipas Beqajt, marrëveshjet eventualisht mund të rivlerësohen, por assesi të anulohen për shkak të ndërmjetësve ndërkombëtar. Por, sërish ka theksuar ai, se qëllimi kryesor i opozitës është shkarkimi i nënshkruesit kryesor të marrëveshjeve Isa Mustafa

Lajme të ngjashme

Back to top button